UBT News

Një femër bie nga Ura e Fshajt në lumin Drin i Bardhë

Një femër e moshës madhore ka rënë nga Ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (e premte) ndërsa rasti është konfirmuar nga policia në Gjakovë.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Sheremet Elezi, deklaroi për KosovaPress se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për gjetjen e femrës, pavarësisht rrjedhës së madhe të ujit.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”, tha Elezaj.

Reshjet e fundit të shiut kanë bërë që niveli i Drinit të Bardhë të rritet e gjithashtu të jetë edhe më i rrëmbyeshëm se zakonisht. 

Exit mobile version