Një familje tre anëtarëshe, nëna me dy djemtë e saj, u nxorën të gjallë 78 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi të hënën Turqinë.
Pamjet që u transmetuan në Kanal D, shfaqën zyrtarët e shpëtimit duke vrapuar drejt rrënojave për të shpëtuar një fëmijë në Pazarcik, Kahramanmaras.
Pak minuta më vonë, ekipi i shpëtimit u pa duke mbajtur një djalë me një batanije të madhe.
Nëna e dy djemve, 36-vjeçarja Hatice İğde, u shpëtua pasi djemtë u nxorën nga rrënojat. Emrat e djemve janë Mehmet Naim İğde dhe Melih Igde, sipas Kanal D.
Personeli i shpëtimit i tha gazetarit të Kanal D se operacionin e shpëtimit e kanë nisur në orën 22:00 (me kohë lokale) të mërkurën mbrëma dhe ata dëgjuan një zë në orën 23:00 (me kohë lokale), kështu që ata vazhduan punën gjatë gjithë natës./UBTNews/