UBT News

Një familje indiane humbi 12 anëtarë pas shembjes së urës Morbi

Disa lule janë vendosur pranë një kornize fotografike ku shfaqen 12 anëtarët e familjes Bodha, të cilët vdiqën pas shembjes së një ure në Gujarat, Indinë lindore.

“Ka pasur shumë viktima”, tha Sundarji Bodha, nga shtëpia e tij në qytetin e vogël të Morbit që mban zi për 135 viktimat e tragjedisë së 30 tetorit.

“Nuk mund ta përshkruaj dhimbjen dhe trishtimin që ka shkaktuar”, tha Bodha, i cili humbi pesë nipër e mbesa, katër vajza dhe tre dhëndër.

Edhe disa ditë pas tragjedisë, nuk dihej se pse ura e epokës koloniale u shemb duke lënë të vdekur qindra persona.

Policia që po merret me rastin sugjeron se kompania e ngarkuar me mirëmbajtjen e urës, Oreva, nuk ka kryer riparimet ose testet e duhura për të siguruar që ura të jetë e sigurt për këmbësorët./UBTNews/

Exit mobile version