Një e mitur ka ikur nga shtëpia e saj në Suharekë, dhe sipas informacioneve nga familjarët, ajo ka shkuar të bashkëjetojë me një person.
Policia e Kosovës njofton se ende nuk dihet vendndodhja e tyre.
“Është raportuar se viktima femër kosovare-e mitur është larguar nga shtëpia dhe pasi disa informatave nga familjaret dyshohet se ajo ka shkuar të bashkëjetoj me një person mashkull kosovar, ketë e ka konfirmuar babai i djalit. Ende nuk dihet vend-ndodhja e tyre, policia janë duke i kërkuar”, thuhet në raportin e PK-së./UBTNews