Një e mitur nga fshati Qungur i Pejës ka raportuar në Policinë e Kosovës se është duke bashkëjetuar me një person të moshës madhore.
E mitura është intervistuar nga Policia e Kosovës nën praninë e prindit të saj.
“Raportohet se në pranin e prindit është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se bashkëjeton me të dyshuarin mashkull kosovar. Gjithashtu është shoqëruar dhe intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews