UBT News

Një e katërta e popullsisë globale përdori Facebook-un çdo ditë gjatë muajit dhjetor

FILE PHOTO: A Facebook logo is displayed on a smartphone in this illustration taken January 6, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Numri i njerëzve që e përdorin rrjetin social Facebook në baza ditore u rrit në një mesatare prej dy miliardë gjatë muajit dhjetor, rreth një e katërta e popullsisë së botës.

Kjo rritje më e madhe sesa pritej ngjalli shpresa për kompaninë, e cila kohët e fundit po përballet me presion për shkak të rritjes së kostos dhe rënies së shitjes së reklamave.

Aksionet e kompanisë Meta u rritën me më shumë se 15%. Shefi i saj, Mark Zuckerberg e shpalli vitin 2023 “vit të efikasitetit”. Zuckerberg tha se është i fokusuar në uljen e kostove.

“Ne jemi në një mjedis tjetër tani”, tha ai, duke folur për të ardhurat e firmës, të cilat ranë në vitin 2022.

“Ne nuk parashikojmë që kjo do të vazhdojë, por gjithashtu nuk mendoj se do të kthehet ashtu siç ishte më parë”, deklaroi ai tutje.

Meta, që ka nën pronësi Instagramin dhe WhatsAppin, njoftoi për një ristrukturim të madh vitin e kaluar, përfshirë reduktimin e hapësirave për zyra dhe shkurtimin e 11 mijë vendeve të punës ose rreth 13% të stafit./UBTNews/

Exit mobile version