Nesër Albin Kurti do të ulet për herë të parë përballë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shënuar kështu dhe rinisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në orën 8.30 minuta do të jetë komunikimi i parë me mediat i Zhozef Borrel. Më pas do të mbahet takimi pa praninë e mediave dhe në fund, në orën 13.00 është parashikuar një konferencë e të dërguarit special Miroslav Lajçak.
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova do të paraqitet në Bruksel si palë e barabartë me Serbinë.
Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç ka theksuar se “Prishtina po gjeneron një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë para rinisjes së dialogut.