UBT News

Një delegacion nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike niset drejt centralit bërthamor në Zaporizhzhia

Një autokolonë makinash e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike u nis nga Kievi drejt termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore të mërkurën në mëngjes, raportoi një dëshmitar i Reuters nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet se kur delegacioni i IAEA-së do të arrijë në centralin bërthamor më të madh të Evropës, i cili tani kontrollohet nga forcat ruse dhe është bërë një nga pikat kryesore në konfliktin ukrainas, ndërsa Moska dhe Kievi akuzojnë njëra-tjetrën për minimin e sigurisë së tij./UBTNews/

Exit mobile version