UBT News

Një burrë ul helikopterin në qendër të qytetit kanadez për të blerë tortë me akullore

Dëshira e një burri për të ngrënë ëmbëlsirë e ka vënë atë në raport të keq me policinë, pasi zbriti me helikopter në qendër të një qyteti kanadez për të blerë një tortë me akullore.

Banorët në qendrën Tisdale të qytetit Saskatchewan shikuan me habi një helikopter të kuq që ulej në një vend parkimi afër një restoranti, duke ngritur pluhur ndërsa helikopteri siguronte uljen.

Banorët fillimisht menduan se helikopteri që kishte ngjyrën e njëjtë si të ambulancës, erdhi për ndonjë urgjencë shëndetësore. Por kur u pa që pasagjeri i tij po dilte nga restoranti me një tortë prej akulloreje, u kuptua se kishte një mision tjetër, shkruan The Guardian.

Policia ka vendosur ta dënojë pilotin 34-vjeçar i cili edhe pse kishte licencë, parkoi në kundërshtim me ligjet. Ai përballet tash me akuzë për operim të rrezikshëm dhe do të paraqitet në gjykatë më 7 shtator./koha

Exit mobile version