Është arrestuar një burrë në Viti, pasi e rrahu bashkëshorten e tij.
Policia ka njoftuar se gruaja së bashku me fëmijët është dërguar në familjen e prindërve të saj.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si dhunë në familje
“Viti, 06.10.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima së bashku me fëmijët është dërguar në familjen e prindërve të saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.