Një person ka qëlluar për vdekje gjashtë persona dhe pastaj edhe veten në një festë ditëlindjeje të dielen, në Coloardo Springs.
Sipas njoftimit të Policisë, i dashuri i njërës nga viktimat filloi t’i gjuante me armë zjarri personat e pranishëm në këtë event dhe pastaj qëlloi për vdekje veten.
Ende nuk dihet motivi i sulmit. Viktimat ishin të gjithë të moshës së rritur, ndonëse kishte edhe fëmijë në momentin e sulmit.
Sulmuesit dhe viktimat ende nuk janë identifikuar./UBTNews