Një e mitur nga Prizreni ka raportuar në polici se babai i saj nën ndikim të alkoolit, kishte ushtruar dhunë ndaj saj duke e ofenduar me fjalë banale, si dhe i kishte kanosur anëtarët e familjes.
Policia njofton se i dyshuari ishte shoqëruar në stacionin policor.
“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor i cili kishte qenë nën ndikim të alkoolit, me urdhër të prokurorit është mbajtur në stacion policor derisa është këndellur, pastaj është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews