Një grua, shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj me të cilin kishte bashkëjetuar në Fushë Kosovë, ia kishte dërguar në banesë katër persona që të kryente marrëdhënie intime me ta në këmbim të parave.
Sipas njoftimit të PK-së, ajo e kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa.
“Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit në vlerë prej 1 mijë e 400 euro dhe 2 mijë euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkojë lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./UBTNews