Policia amerikane ka publikuar videon e një ndjekjeje në Akron të Ohajos, e cila rezultoi me vdekjen e një burri me ngjyrë, i cili u qëllua më shumë se 60 herë nga oficerët në ndjekje.
Policia beson se Jayland Walker, 25 vjeç, hapi zjarr i pari dhe oficerët kishin frikë për jetën e tyre.
Walker nuk ishte i armatosur kur u largua nga makina e tij, por policia thotë se një pistoletë u gjet më vonë brenda saj.
Kryebashkiaku i Akronit u kërkoi banorëve vendas të tregonin durim ndërsa nisën protestat.
“Videoja është tronditëse, është e vështirë për t’u pranuar”, tha Daniel Horrigan pasi u publikuan pamjet.
Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Dave Yost premtoi një “hetim të plotë, të drejtë dhe profesional”.
Tetë oficerët e përfshirë në të shtënat, shtatë prej të cilëve janë të bardhë dhe njëri me ngjyrë, janë vënë në leje administrative me pagesë.
Një avokat i familjes së Walker tha se oficerët kishin vazhduar të qëllonin edhe pasi ai ishte në tokë./UBTNews/