UBT News

Një burrë gjendet i vdekur në Prizren

Një person është gjetur i vdekur dje në rrugën e “Muhaxherëve” në Prizren.

Policia sot ka informuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së.

Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Exit mobile version