Një burrë është gjetur i vdekur dje në Gjilan.
Policia ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.