Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë me dyshimin se kanë kryer veprën mundësim ose detyrim në prostitucion.
Policia ka njoftuar se të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë, 10.03.2021- 15:00. Me 31.08.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.