UBT News

Një burrë arrestohet për dhunim në Fushë-Kosovë

Një burrë u arrestua dje në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka dhunuar një grua. Siç informoi Policia, një grua raportoi dje në Polici se u dhunua në një shtëpi të pabanuar nga një burrë, me të cilin ishte njohur disa muaj më parë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar ti japë para disa herë në shuma të ndryshme. Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, bëri të ditur Policia.

Exit mobile version