Andrius Kubilius, 68 vjeç, është emëruar Komisioner i Mbrojtjes në Komisionin e ri Evropian të Ursula von der Leyen. Ky emërim, së bashku me atë të Kaja Kallas si drejtore të politikës së jashtme të BE-së, dërgon një mesazh të qartë ndaj Rusisë. Të dy politikanët, nga vendet baltike, do të menaxhojnë marrëdhëniet me Kievin dhe Moskën dhe do të vendosin strategjitë e reja.
Kubilius është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra anti-Putin dhe sjell një përvojë të gjatë politike, si ish-kryeministër i Lituanisë dhe anëtar i Parlamentit Evropian. Ai do të drejtojë zhvillimin e industrisë evropiane të mbrojtjes dhe menaxhimin e fondeve të mbrojtjes, që përfshijnë 6 miliardë euro nga EDF dhe deri në 1.5 miliardë euro nga Programi i BE-së për Industrinë e Mbrojtjes.
Një nga prioritetet e tij do të jetë forcuar bashkëpunimi i mbrojtjes me Ukrainën dhe të eksplorojë mundësinë e krijimit të një Fondi të Rimëkëmbjes 2.0 për mbrojtjen, për të siguruar financime shtesë për këtë sektor./UBTNews/