Sulmi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, mund t’ua ndryshojë mendjen atyre që janë në mes të dy ushtrive, paralajmëroi një analist.
Do të jetë e vështirë të ndryshohet dhuna politike “acidike” në politikën amerikane pas atentatit ndaj Donald Trump në një tubim fushate, ka thënë një ekspert i politikave amerikano-evropiane për Euronews.
Bashkëpunëtori i lartë në institutin gjerman Marshall Fund në Uashington, Jackson Janes tha se edhe pse nuk është i sigurt mbi ndikimin që mund të ketë sulmi në zgjedhjet presidenciale amerikane, mund t’ua ndryshojë mendjen votuesve të pavendosur.
Janes tha se sulmi pritet të thellojë entuziazmin e votuesve republikanë që mbështesin Trumpin dhe nuk do të ndikojë te demokratët e bindur, por ky sulm sipas tij ka ngritur pikëpyetje rreth mendimeve të atyre që janë “në mes të dy ushtrive” dhe se si do të përgjigjen.
“Mendoj se kjo ka të bëjë shumë me mënyrën se si udhëheqësia e trajton ngjarjen”, tha Jones.
Arizona, Xhorxhia, Miçigana, Pensilvania dhe Uiskonsin konsiderohen shtetet kryesore të fushëbetejës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në muajin nëntor./UBTNews/