UBT News

Një 89-vjeçar mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID

Në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, sot ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeç.

I pari që e mori vaksinën antiCOVID në Kosovë nga kjo kategori është minatori Maliq Sejdiu, 89-vjeçar, i cili jeton në Prishtinë.

Pas Sejdiut, vaksinën AstraZeneca e mori edhe Abide Hoxha, 86-vjeçare, po ashtu banore e Prishtinës.

Vaksinimi i kësaj grupmoshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë dhe në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri, si dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Exit mobile version