UBT News

Një 76-vjeçar vret veten në Prizren

Një person i moshës 76-vjeçare ka bërë vetëvrasje dje në rrugën “Besim Behluli” në Prizren.

Vesel Gashi, zëdhënës i policisë rajonale për Prizren, tha se dyshohet se vetëvrasja është kryer me armë zjarri-pistoletë.

“Sot, më datë 21 dhjetor 2023, rreth orës 18:18 është raportuar se në rrugën “Besim Behluli” në Prizren, një person mashkull, i moshës 76-vjeçare ka kryer vetëvrasje. Dyshohet se vetëvrasja është kryer me armë zjarri-pistoletë”, ka thënë Gashi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas mbledhjes së provave dhe dëshmive, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “vetëvrasje”.

Exit mobile version