UBT News

Një 56-vjeçare nxirret pa shenja jete nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë

Një grua e moshës 56-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm (e enjte) në liqenin akumulues në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, deklaroi se informatën e kanë pranuar rreth orës 07:30.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka pranuar informatën, se në zonën e Liqenit Akumulues të lumit Ibër është gjetur trupi i pajetë i viktimës femër rreth 56-vjeçare”, tha ai.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Exit mobile version