UBT News

Një 52-vjeçare vdiq pasi mori vaksinën AstraZeneca

Një 52-vjeçare nga Uellsi i ri jugor në Australi, ka vdekur pasi mori vaksinën AstraZeneca. Ky është rasti i dytë në Australi që ka vdekur si pasojë e mpiksjes së gjakut nga vaksina, thotë rregullatori i barnave të Australisë.

Bëhet e ditur se gruaja vuante nga tromboza venoze cerebrale e sinusit.

Ky është rasti i dytë i vdekjes në Australi si pasojë e trombozës me sindromën e trombocitopenisë. Gjendja është specifike për ata që kanë marrë vaksinën AstraZeneca dhe ndodh kur një person ka mpiksje gjaku si dhe numër të ulët të trombociteve.

Rasti i parë i vdekjes në Australi ishte një grua 48-vjeçare, e cila vdiq në muajin prill./UBTNews

Exit mobile version