UBT News

Një 51-vjeçar në Mitrovicë arrestohet për dhunë në familje

Në Mitrovicë është arrestuar një 51-vjeçar nën dyshimet për dhunë në familje. Arrestimi ka ardhur pas dyshimeve se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit I. S., është iniciuar rast për veprën penale dhunë në familje.

Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./UBTNews

Exit mobile version