Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 21:15 në rrugën “Azem Shkreli” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Mbrëmë rreth orës 21:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Azem Shkreli” në Ferizaj një ekip e Emergjencës së Ferizajt po i jepte ndihmë mjekësore, të cilët më pas edhe e kanë konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.A (M/K) o moshës 48 vjeçar. Policia i ka marr veprimet e nevojshme për hetim dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekjen” ”, ka thënë Veseli.