UBT News

Një 38-vjeçar arrestohet për vjedhje në Vushtrri

Një person u arrestua për vjedhje dje në Vushtrri. Policia sot informoi se personi i arrestuar është një 38-vjeçar, me inicialet A.K.

“Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është arrestuar i dyshuari: A. K .,38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 29 nëntor 2022, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, në një punishte ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një motor- sharrë”, njoftoi Policia.

Në cilësi të provës materiale te i dyshuari u gjet dhe sekuestrua motor-sharra, e cila pas procedurave të nevojshme hetimore do t’i kthehet pronarit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Exit mobile version