UBT News

Një 35-vjeçar vdiq në një aksident në Çagllavicë

Një burrë i moshës 35-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Çagllavicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet me targa të huaja.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës: A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut.

Exit mobile version