Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga rënia e dyerve të oborrit mbi të.
“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Graishta.
Ai ka shtuar se rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.