Një 28-vjeçar është gjetur mbrëmë pa shenja jete në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po cilësohet si ‘vdekje e dyshimtë’.
“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës është hapur një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, njoftoi Ahmeti.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./UBTNews