Një 21-vjeçare dhe një lehonë kanë vdekur si pasojë e COVID-19 sot në orët e hershme të mëngjesit në Kosovë. Të dyja rastet kanë pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Mirlinda Qyqalla.
“Zyra për informim e QKUK ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga njësia e ekipit intensiv qendror, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacientëve të konfirmuar me Covid-19”,deklaroi Qyqalla.
Rastet me Covid-19 në ditët e fundit po rriten dukshëm./UBTNews
(Autoret e tekstit janë studente të vitit të parë në Media dhe Komunikim në UBT)