Në Suharekë një 19-vjeçar ka vrarë veten aksidentalisht. Nga Policia e Kosovës thonë se ai e ka qëlluar veten me armën e prindit, i cili është zyrtar policor.
“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesen e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”, thanë nga PK-ja.
Viktima nga ana ekipit të Urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhojë./UBTNews/