Një 16-vjeçar ka vdekur sot në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:10 në Mirosale të Ferizajt.
Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit A.K., i moshës 16- vjeç, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes mjeku nga qendra e emergjencës nga spitali rajonal i Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë që kanë nisur hetimet lidhur me rastin.