UBT News

Një 14-vjeçar mori vaksinën antiCOVID

Një 14-vjeçar në Decatur të Gjeorgjisë mori vaksinën antiCOVID një ditë pasi Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e grupmoshës 12-15 vjeç.

“Shoku im u infektua me COVID-19 dhe ishte vërtet në gjendje të keqe, dhe unë nuk doja të infektohesha. Posa ta marrë dozën e dytë, do të mund të takohem me njerëz të tjerë. Mendoj se s’do të frikësohem nga vaksina e as nga çështjet tjera lidhur me COVID-19”, deklaroi Jacob Laney./UBTNews

Exit mobile version