Një tërmet me magnitudë 6.4 shkallë të rihterit e ka goditur Kroacinë. Bëhet e ditur se disa persona janë lënduar dhe së paku një person ka vdekur.
Kryeministri i Kroacisë njoftoi se një 12-vjeçare ka vdekur si pasojë e tërmetit në Petrinja.
Kryebashkiaku tha se gjysma e qytetit është shkatërruar dhe se njerëzit po i tërhiqnin nga rrënojat./UBTNews