UBT News

Një 12-vjeçare që vrau veten në vitin 2020 ishte bullizuar

Një vajzë 12-vjeçare që vrau veten i tha një infermiereje se ishte “ngacmuar dhe injoruar” katër muaj para se të vdiste.

Charley-Ann Patterson tha se ishte izoluar në internet dhe nuk arriti të pajtohej me miqtë e saj për shkak të kufizimeve të COVID-19. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Cramlington, Northumberland, më 1 tetor të vitit 2020.

Prindërit e saj u kanë bërë thirrje familjeve që të ndërgjegjësohen për rreziqet e bullizmit.

Infermierja e avancuar e pediatrisë, Rachel Bell tha se Charley “përmendi bullizmin dhe pak izolimin në shkollë dhe në internet”.

Në seancën rreth rastit të saj, infermierja tha: “Kur fëmijët ngacmohen në shkollë, ata shpesh lehtësohen kur janë në shtëpi”.

“Kur [miqtë] e bllokonin atë në internet, ajo nuk mund të shkonte tek ata në shkollë për t’u pajtuar. Ajo ndihej mjaft e izoluar”, deklaroi ajo tutje.

Bell i tha hetuesit se Charley iu shpreh asaj edhe për vënien në dyshim të seksualitetit të saj, që nuk i pëlqente mënyra se si dukej dhe “ndjenja se duhej të ndëshkonte veten”./UBTNews/

Exit mobile version