Një djalë i vogël ka tërhequr vëmendjen e Papa Franceskut ditën e mërkurë në Vatikan, sepse është ngjitur në skene, është ulur pranë tij dhe madje ka tentuar t’i marrë kapelën e papatit.
Në momentin kur djaloshi u ngjit në skenë, të pranishmit shpërthyen në duartrokitje.
Veprimi i 10-vjeçarit nuk i alarmoi rojet e sigurisë, sepse asnjëri nuk u përpoq ta ndalonte vogëlushin.
Djaloshi i dha dorën Papës, dhe për disa minuta vinte para dhe pas karriges së Atit të Shenjtë. Në momentin kur e pa qe ai seriozisht kishte dëshirë të rrinte më gjatë, drejtuesi i protokollit te Papës Monsignor Leonardo Sapienza, i dha djalit një karrige për të qëndruar në të djathtë të Papës.
Përveçse donte të qëndronte afër papës, djaloshi donte edhe kapelën e tij. Pas disa përpjekjeve për ta marrë, këmbëngulja iu shpërblye dhe në fund atij iu dha një prej kapeleve të Papës./euronews.al