Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se niveli i ujit në dy liqenet artificiale që i shfrytëzon për furnizim me ujë të pijshëm, është disa metra nën pikën maksimale apo të derdhjes.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në Batllavë është 3.5 metra në kuotën maksimale, derisa i Badovcit 6.5 metra nën kuotën maksimale.
“Ujin e zëvendëson vetëm uji”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina, si mesazh për kursim të tij.