UBT News

Nivelet e larta të ujit mund të dëmtojnë termocentralin në Zaporizhzhia

FILE PHOTO: A view shows the Zaporizhzhia Nuclear Power Plant in the course of Russia-Ukraine conflict outside Enerhodar in the Zaporizhzhia region, Russian-controlled Ukraine, March 29, 2023. REUTERS/Alexander Ermochenko

Nivelet e larta të ujit mund të përmbysin një digë në Ukrainën jugore dhe të dëmtojnë pjesë të centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s, tha një zyrtar rus për agjencinë Tass.

Renat Karchaa, një këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të firmës së energjisë bërthamore Rosenergoatom, tha se nëse diga Nova Kakhovka prishet, linja kabllore e energjisë për stacionet e pompimit të uzinës së Zaporizhzhia do të përmbytet.

“Kjo (do të krijonte) probleme funksionale për funksionimin e centralit dhe rreziqe për sigurinë bërthamore”, tha ai.

Komentet e Karchaa bien ndesh me ato të zyrtarëve ukrainas, të cilët thanë se kanë frikë se centrali mund të përballej me mungesë uji për të ftohur reaktorët, sepse forcat ruse kanë lëshuar ujin nga një rezervuar që furnizonte centralin./UBTNews/

Exit mobile version