UBT News

Nissan Z i ri me më shumë fuqi

Nissani ka lansuar versionin e prodhuar të veturës së re sportive “Z”, me motor me 400 kuajfuqi.

Ky do të jetë gjenerata e shtatë e linjës Nissan Z. Ai do të dalë në shitje vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Do të ketë motor 3.0-litërsh me 68 kuajfuqi më shumë se modeli i shkuar i veturës 370Z, që kishte motor 3.7-litërsh. Vetura do të jetë 30 për qind më i fuqishëm se modeli i shkuar.

Modeli “Z” do të ketë marsh manual me gjashtë shpejtësi apo automatik me nëntë. Të dy versionet ofrojnë sistemin e asistimit në lansim, ndërsa kanë edhe përbërës nga fijet e karbonit.

Sa i përket dizajnit, vetura do të ketë elemente të modelit origjinal të lansuar më 1969./koha

Exit mobile version