UBT News

Nisma kundër propozimit që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen bashkë me ato lokale

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale.

Ajo tha se ky propozim nuk është ndërtuar as si ide dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës është e pamundur një gjë e tillë.

Nuk mundem të paragjykoj. Ky është propozim i një partie politike dhe s’ka qenë e ndërtuar si ide. Në këto rrethana ne kemi një problem tjetër… Në këto rrethana është e pamundur”, tha ajo.

Megjithatë, Izmaku duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive për herë të 27-të, tha se shpreson se ditëve në vijim mund të ketë një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Madje tha se nuk mendon se ka dështuar marrëveshja “gjentelmene” mes Kurtit dhe Limajt për ta zgjedhur këtë të fundit kryeparlamentar.

Jo nuk mendoj se ka dështuar, dhe pres që të ketë një zgjidhje ditëve në vijim”, tha ajo./KP

Exit mobile version