UBT News

Nisin të largohen barrikadat në veri

Barrikada më e madhe e vendosur në Rudare, nga grupe të caktuara kriminale, ka filluar të largohet sot rreth orës 15:00 nga vetë ata që i vendosën.

Janë vetëm dy persona të maskuar që po heqin kamionët dhe mjetet tjera që ishin të vendosura në këtë barrikadë.

Shumica e këtyre barrikadave ishin vendosur njëzet ditë më parë për shkak të arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, që dyshohet për terrorizëm, i cili me urdhër të Gjykatës u lirua dje në arrest shtëpiak.

Ndryshe, serbët për herë të parë kanë ngritur barrikada në shenjë proteste në vitin 2011 për të kundërshtuar shtrirjen e pushtetit të autoriteteve kosovare në atë pjesë të vendit. Që nga atëherë barrikadat janë simbol i tensioneve dhe destabilitetit në veri të Kosovës.

Exit mobile version