Kanë nisur punimet e rrugës Prishtinë-Podujevë, me ç’rast të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti, ministrat Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kurti tha se kjo rrugë është mjaftë e rëndësishme, pasi ka shumë qarkullim të automjeteve.
Ndërsa kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi u shpreh se kjo rrugë është jetike për qytetarët.