UBT News

Nisin procedurat e blerjes së objekteve për ambasadat në Berlin e Washington

Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike të zhvilluar sot ka miratuar vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë.

Qeveria e Kosovës nëpërmjet Zyrës për komunikim me media ka njoftuar se në këtë mbledhje ekzekutivi kosovar ka miratuar edhe fillimin e procedurave për blerjen e objektit rezidencial në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version