Anas Haqqani, komandant i talebanëve dhe udhëheqës i lartë i rrjetit Haqqani është takuar me ish-presidentin e Afganistanit Hamid Karzai, sipas mediave lokale.
Abdullah Abdullah, i dërguari i paqes i qeverisë së mëparshme, ishte gjithashtu i pranishëm. Pamjet e takimit kanë qarkulluar në internet, por është e paqartë se çfarë u diskutua, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Rrjeti Haqqani, i caktuar nga SHBA si një organizatë terroriste, mbikëqyr pasuritë financiare dhe ushtarake të talebanëve përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan.
Aktualisht është një nga grupet militante më të fuqishme dhe më të frikshme të rajonit, dhe është vlerësuar me disa nga sulmet më të dhunshme kundër forcave afgane dhe aleatëve të tyre perëndimorë vitet e fundit.
Karzai drejtoi Afganistanin nga viti 2001 deri në vitin 2014. Ai u pasua nga Ashraf Ghani, i cili tani është larguar nga vendi.
Në mediat sociale, disa afganë kanë shprehur shqetësimin e tyre në takimin e Karzai me Haqqani. Udhëheqësi militant u dënua me vdekje në vitin 2016, por u lirua tre vjet më vonë si pjesë e një shkëmbimi për lirimin e dy profesorëve perëndimorë që punonin në Kabul. g.v/abcnews.al