Një foshnje ka ndëruar jetë gjatë procesit të lindjes në Gjakovë. Për këtë, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftim.