Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës (SBU) kanë “filluar një hetim paragjyqësor” për rrëzimin e helikopterit në periferi të Kievit, Brovary, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe Ministri i Brendshëm i Ukrainës.
SBU shkroi në Facebook se “disa versione të tragjedisë janë duke u shqyrtuar”, përfshirë “shkelje të rregullave të fluturimit, mosfunksionim teknik të helikopterit, veprime të qëllimshme për të shkatërruar helikopterin”.
Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti incidentin një “tragjedi”./UBTNews/