UBT News

Nisin hetimet për Kinder pas zbulimit të salmonelës

Vezët e çokollatës Kinder Suprise, foto nga SkyNews

Në një deklaratë për mediat  Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se produktet e çokollatës u identifikuan “si rrugë e mundshme infeksioni”.

Rreth 134 fëmijë, kryesisht nën moshën 10 vjeç, janë prekur nga salmonela. Rasti i parë u zbulua në Britani të Madhe në muajin janar.

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar thanë se kompania italiane Ferrero kishte filluar të tërhiqte furnizime specifike të vezëve me çokollatë Kinder Surprise të prodhuara në Belgjikë për shkak të një “lidhje të mundshme” me rastet e raportuara të salmonelës.

Produktet janë tërhequr “si një hap paraprak” në vende të tjera evropiane, duke përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Irlandën dhe Luksemburgun.

Ferrero ka përsëritur se asnjë produkt Kinder i lëshuar në treg deri më tani nuk ka rezultuar pozitiv me salmonelë.

Exit mobile version