Një mbikëqyrës do të hetojë platformën Twitter pasi një haker pretendon se ka detaje private të mbi 400 milionë llogarive.
Hakeri, “Ryushi”, po kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim për të dorëzuar të dhënat, që raportohet se i ka edhe të të famshmëve, dhe t’i fshijë ato.
Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) thotë se “do të shqyrtojë pajtueshmërinë e Twitter me ligjin për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me atë çështje sigurie”.
Sipas hakerit, në mesin e të dhënave private janë edhe numrat e telefonit dhe emailet.
The Guardian raportoi se në mostrën e të dhënave të publikuara nga hakeri janë edhe të dhënat e kongresmenes amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez. Raportohet se hakeri i ka gjithashtu edhe të dhënat e moderatorit britanik, Piers Morgan, të cilit së fundmi iu hakua llogaria e tij në Twitter./UBTNews/