Rregullatorët federalë të sigurisë amerikane janë duke hetuar të paktën 11 aksidente që përfshijnë veturat e Teslas, duke përdorur këto të fundit autopilot ose “veçori të tjera vetë-drejtuese”. Administrata Kombëtare e Sigurisë së Transportit tha se shtatë nga këto aksidente rezultuan me 17 të lënduar dhe një të vdekur.
Në këto aksidente, të gjitha vetura Tesla kishin në funksion veçorinë e vetë-drejtimit. Raportimet për aksidentet ku ishin përfshirë veturat e Teslas i ndikuan negativisht kësaj të fundit, duke bërë rënien e fitimeve në 5 për qind, raporton CNN.
Aksidentet që po hetohen ndodhën mes 22 janarit 2018 dhe korrikut 10 korrikut 2021, në nëntë shtete. Ato u shkaktuan kryesisht gjatë natës, ndërsa pamjet e pas aksidentit tregojnë se veturat kishin masat e kontrollit, si dritat e duhura dhe shenjat treguese.
Tesla ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për hetimin./koha